Kryeparlamentari Glauk Konjufca para disa ditësh është liruar nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë 2019-tës në Kuvend.
Këtë vendim nuk e kishte pritur as vet Konjufca, shkruan lajmi.net.
Konjufca tha se priste të merrte dënim me gjobë ose me kusht, por nuk e ka ditur se çfarë dënimi do e priste.
Sa i përket çështjes së parë: gjykatës. Ky ka qenë një proces i cili është zvarritur së tepërmi. E dyta është që nuk ka qenë një proces gjyqësor me standarde të njëjta. Pra, kanë ndodh edhe dënime me kusht, por kanë ndodh edhe dënime me gjobë. Pastaj nuk ka pasur një standard. Kështu që, në momentin që nuk është vendosur sipas një kriteri të njëjtë për të gjithë, sepse të gjithë e kanë bërë veprën e njëjtë, atëherë unë mendoj se qysh në atë kohë Gjykata i ka ndryshuar standardet dhe pastaj as unë vet nuk e kam ditur se çfarë dënimi do të më pres”, ka thënë Konjufca.
Ai më tutje shtoi se nuk e ka pritur që të lirohej plotësisht nga akuza, pa asnjë dënim.
“Por, që lirohem krejt kjo ka qenë befasi edhe për mua sepse unë kam prit që përafërsisht do të jetë ose dënim me kusht, ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem po të isha edhe i dënuar. Bile kam qenë i përgatitur për këtë gjë; më shumë kam pritur që të jetë ai vendim”, shtoi ai.