Elmedin Rama, ka bërë një hap goxha të madh në karrierën e tij.
Ai i është bashkuar skaudrës çeke, Slavia Praga.
Rama do të luajë fillimisht për skuadrën B, për të luftuar kështu për një vend në ekipin e parë.
18-vjeçari me ekipin çek ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Elmedin Rama, që është edhe anëtar i Kombëtares së Kosovës U19, vlerësohet si një prej më të mirëve nga të rinjtë.
I riu në Kosovë ka luajtur për KF Trepçën.