Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në afatin e paraparë me ligj dorëzoi dorëheqje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast pati një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se funksionin e kryeministrit e ka kryer me përgjegjësi dhe përkushtim, me respekt të duhur për qytetarët, i udhëhequr nga vendosmëria për të siguruar një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se do të vazhdojë të avokojë për realizimin e vizionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për ne nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane.
Së bashku u theksua rëndësia e angazhimit për realizimin e perspektivave tona evropiane dhe sigurimi i të gjitha parakushteve për të gjurmuar të ardhmen tonë evropiane, transmeton tv21.mk
Në takim u bisedua edhe për detajet e formimit të Qeverisë së re teknike, ku kryeministri Kovacevski i uroi suksese kryetarit të Kuvendit, Xhaferi, në pozitën e tij si kryeministër.
Me dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski nisin proceset për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike.