Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se sot është një ditë historike për shqiptarët, pasi që Talat Xhaferi është bërë kryeministër i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Hoxhaj në Facebook, ka shkruar se kjo është arritje e madhe e shqiptarëve atje.
“Ditë historike për shqiptarët! Talat Xhaferi u bë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kjo është arritje e madhe e shqiptarëve atje! Urime të gjithëve!” – ka shkruar Hoxhaj.