10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Talat Xhaferi ‘injorohet’ nga akterët e partisë, mezi e pret shiritin e kuq

- Advertisement -

Akterë të partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i janë mësyrë shiritit të kuq përgjatë një aktiviteti partiak.

Mbrapa e kanë lënë kryeministrin e qeverisë teknike, Talat Xhaferi, i cili është njëherësh edhe pjesë e strukturave të larta të partisë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, teksa nuk është bërë i ditur se në çfarë eventi partiak ka ndodhur ky veprim.

Në fotografi përpara Xhaferit shihen Ali Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të BDI’së duke ia zënë rrugën kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut.

BDI’ja në përballje me koalicionin opozitar VLEN, ka themeluar një koalicion po ashtu. Ky koalicion quhet ‘Fronti Evropian’ i përbërë nga BDI, PDSH, LP dhe PDE.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit