24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

“Taktizim politik, absurd, e habitshme”: Ish-Gjyqtari i Kushtetueses kritikon Vjosa Osmanin që kërkoi pezullim të 30 ditëshit

“Taktizim politik”, “absurd, “e habitshme”.

Kështu ka vlerësuar ish-Nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, rreth kërkesës së drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të pezulluar afatin kushtetues 30 ditor që Albin Kurti të konstituojë Kuvendin e Kosovës, afat ky që mbaron këtë fundjavë.

Positmi i Kryeziut:

Shqetësimet e mia me shkresën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth pasojave juridike nëse nuk respektohet afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Janë dy aspekte që më shqetësojnë:

1. Kërkesa për sqarime është dashur të niset shumë më herët. Nuk bën sens që Presidenti i Republikës të pres ditët e fundit, për ta bërë pyetjen që po e mundon një Kosovë të tërë. Kjo e lë shijen e keqe sikur edhe Presidentja ka taktizuar politikisht.

2. Presidentja Osmani, në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, ka paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetutës.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, raportohet të ketë thënë ajo.

Kjo kërkesë është gabim, ësht absurd, dhe as nuk është në frymën e detyrës për të mbrojtur funksionimin kushtetues të institucioneve.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerr afatin 30 ditor nga mendja, pra nuk e ka shpikur atë. Afati 30 ditor buron nga neni 66 i Kushtetutës, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet ta pezullojë një gjë që del nga Kushtetuta. Është vërtet e habitshme, pse Presidentja e ka bërë këtë kërkesë.

Të ngjashme

Të fundit