Personi i plagosur sonte në Prishtinë ka marrë katër plagë në pjesë të trupit, i cili më pas u dërgua për trajtim në QKUK.
Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, ka thënë për Klan Kosovën se i plagosur është pranuar në gjendje stabile dhe i është bërë pastrimi i plagëve.
“Pacienti ka qenë stabil, pavarësisht se ka pasur katër plagë, tri në pjesën e poshtme të këmbës dhe një në shuplakën e dorës”.
“Është trajtuar në emergjencë ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Ortopedi. I është bërë pastrimi i plagëve, ndërsa për operim s’ka pasur nevojë që të hyjë në sallë të operimit”, tha Çitaku.
Personi i dyshuar që mbeti i plagosur ishte shofer i një veture të një kompanie taksie në kryeqytet.