12.1 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Taksat e Amerikës ndaj BE-së, sa preket Kosova?

- Advertisement -

Vendimet e presidentit amerikan për tarifa tregtare gjithandej botës, përfshirë Bashkimin Evropian, po shihen si nisje e një lufte globale tregtare.

Së fundmi, Donald Trump vendosi tarifa prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit nga vendet e BE-së.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i unionit ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha që meqë SHBA-ja po vendos tarifa në vlerë prej 28 miliardë dollarësh, ne po përgjigjemi me kundërmasa në vlerë prej 26 miliardë eurosh.

Megjithatë, këto tarifa direkt jo, por indirekt po vlerësohet se do të ndikojnë edhe në Kosovë.

”Krijon pasoja zinxhirore për ekonomitë e vogla, edhe për Kosovë, Kosova siç dihet është importues i madh i produkteve të ndryshme nga vendet e BE-së dhe ato produkte mund ta kenë origjinën edhe nga SHBA”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë.

Mulaj thotë që ka edhe biznese që eksportojnë produkte nën brendin e Bashkimit Europian dhe të njëjtat mund të prekën.

Edhe ekonomisti Uran Radoniqi thotë se në Kosova mund të ketë pasoja, veç kjo më shumë është luftë e ekonomive të madha.

”Ndoshta një efekt edhe mund të e ketë, mirëpo kryesisht pasoja do ketë për prodhuesit e mëdhenj siç janë Gjermania dhe të tjerë që do kenë efekte më shumë”, ka thënë Uran Radoniqi, Ekonomist.

Që nga fundi i janarit kur zyrtarisht u bë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar dhjetëra vendime ekzekutive, përfshirë ato për vendosje taksash e tarifash edhe për vendet fqinje si Meksika e Kanadaja por për këto të fundit i ka pezulluar për një kohë meqenëse së paku Kanadaja e kërcënoi me tarifa për energji e madje edhe ndalje të tërësishme të eksportit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit