Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me partitë politike ku do të diskutohet për seancën konstitutive të Kuvendit.

Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ishte paraparë që takimi të mbahet me kryetarët e partive, të njëjtit nuk do të jenë prezent.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë dikush nga partia, pasi që kryetari Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.

Manxhuka nuk ka treguar se kush do të jetë në takim në vend të Kurtit.

Edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar se në takim nuk do të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

“Në takim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj”, ka thënë Xhemaili

Telegrafi përmes burimeve raporton se përveç Muharrem Nitaj, do të jenë edhe Albulena Haxhiu nga LVV, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet