20.5 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Takimi Osmani – Prattipati para takimit të presidentes me partitë politike

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

“Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.
Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të ngjashme

Të fundit