9.9 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Takimi me Sorensenin, Osmani: Draft-Statuti i BE-së për Asociacionin në shpërputhje me Kushtetutën

- Advertisement -

 

Presidentja Vjosa Osmani tha se takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qenë më shumë njoftues për qëndrimet e palës kosovare.

Ajo tha se në detaje ia kanë prezantuar vërejtjet sa i përket draft-statutit të propozuar nga BE për Asociacionin,

“Më shumë u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëndrime nga ana e tij dhe kjo është krejtësisht normale sepse është fillimi i mandatit”, tha Osmani, derisa shtoi se këto diskutime të vazhdojnë edhe më tej.

Ajo më pas tha se draft-statuti aktual për Asociacionin s’e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese meqë s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Po flasim për çështjen e draft-statutin e BE-së që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk janë në përputhje as me vlerat dhe normat e BE-së dhe standardet e Këshillit të Europës pastaj dhe po ashtu nuk janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës”.

“Një draft-statut i tillë që bie ndesh me këto të tria s’ka si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese, e cila që tashmë ka vendosur standarde për shumë nga këto tema të vendosura brenda draft-statutit siç janë kompetencat ekzekutive të Asociacionit e shumë çështje të tjera”.

“Pra, ishte më shumë takim njoftues rreth qëndrimeve tona jo vetëm për draft-statutin, por edhe për procesin e dialogut në përgjithësi”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit