Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku do të shkojë në takim me presidenten Vjosa Osmani ku do e shpalos edhe njëherë propozimin për Qeverinë e Tranzicionit.
Ai thotë se aty Abdixhiku do të japë detaje të tjera.
“Konsideroj që është lajm i mirë që partitë po ulen së bashku edhe pse inciaiva për t’u ulë bashkë ka qenë prpozim i yni. Po e presim takimin për të parë çfarë rezultaton. Kryetari aty do të shkojë edhe njëherë dhe do shpalos idenë me detaje tjera (Qeveria e Tranzicionit) sepse kjo është zgjidhja më e mirë për situatën që ndodhemi.
Asnjëherë nuk kemi ushtru presion tek deputetët tanë që të votohet në formë të caktuar. Ka qenë qëndrim i partisë, që e kanë përkrahur deputetët”, tha ajo pas përfundimit të seancës.