Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, e përshëndeti kandidatin e PDK-së për po këtë post me fjalët: “Mirëmbrëma, kryeministër” gjatë emisionit ‘live’ në “Debat Plus”.
Hamza dhe Haradinaj i zgjatën duart njëri-tjetrit në momentin kur kandidati për kryeministër i PDK-së po lëshonte studion e RTV Dukagjinit pas intervistës.
“Deri këtu ka qenë model dhe besoj që kemi kontribuar të gjithë demokracisë në Kosovë”, tha Hamza duke iu drejtuar Haradinajt.