Home Lajme Takimi Kurti-Vuçiq para apo pas zgjedhjeve në veri?

Takimi Kurti-Vuçiq para apo pas zgjedhjeve në veri?

0
Takimi Kurti-Vuçiq para apo pas zgjedhjeve në veri?

Data 22 prilli i diskutuar si dita e mundshme për takimin e ardhshëm ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nuk është konfirmuar akoma.

Së fundmi ka pasur raportimeve Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi do të vazhdojnë dialogun në fillim të majit.

Por, Bashkimi Evropian kur është pyetur nga Dukagjini ka thënë se nuk mund konfirmohet akoma data, duke i thënë Dukagjinit se ajo do të bëhet publike kur konsiderohet e përshtatshme.

Derisa po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit në veri, ekzistojnë vlerësime se takimi Kurti-Vuçiq mund të mbahet para ditës së zgjedhjeve.

Kështu thotë profesori Seb Bytyqi, i cili thekson se aty ndër të tjera do të diskutohet edhe sekuencimi izbatimit të marrëveshjes.

“Sa i përket takimit, për ta arritur afatin prej 30 ditësh, për deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur atëherë duhet të ndodhë takimi para datës 18 prill, dhe gjithashtu përveç kësaj deklarate aty do të fokusohet edhe tek çështjet që kanë të bëjnë me sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes”, ka deklaruar Seb Bytyqi Profesor.

Por sipas Bytyqit takimi nuk mund të ndikojë shumë në zgjedhjet në veri.

“Ky takim mund të reflektojë edhe tek zgjedhjet në veri, mirëpo atje Lista Serbe me përkrahje të presidentit Vuçiq ka marrë vendim ti bojkotojë zgjedhjet dhe nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të madh ky takim në ato zgjedhje”, ka shtuar Seb Bytyqi Profesor.
Por nga ana tjetër njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se pikërisht zgjedhjet në veri do të bëjnë që të mos ketë takim paraprakisht.

Ai nuk pajtohet me vlerësimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se situata në veri nuk ka qenë kurrë më e sigurt.

“Mosmbajtja e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit para datës së zgjedhjeve po e dëshmon se palët janë të betonuara, sa i përket qëndrimeve të tyre, njëra palë dëshiron zgjedhjet tjetra palë insiston formimin e asociacionit,. Ndërsa sa i përket deklaratës së Ministrit të Brendshëm se pjesa veriore është e sigurt, me përgjegjësi të plotë dhe nga rrethanat që vërehen në terren, pjesa veriore është e tensionuar dhe nuk ka kushte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, ka theksuar Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë.

Një ditë më parë Sveçla dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kanë deklaruar se nuk ka arsye që më të shtyhen zgjedhjet, duke besuar që procesi do të jetë i qetë dhe i suksesshëm.

Exit mobile version