Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.
Duke komentuar kërkesën e kryeministrit që të Marrëveshja e Brukselit e viti 2023 të zbatohet, Hamiti ka vlerësuar se kjo është marrëveshje më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjëherë Kosova.
“Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, paska kërkuar në takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen, që Marrëveshja e vitit 2023 të zbatohet në plotni dhe të nënshkruhet. Kjo është marrëveshja më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjë udhëheqës i Kosovës në procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë. Po ashtu, Albin Kurti herë e ka pranuar, herë ka thënë se nuk e pranon, Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin”, ka shkruar ai, duke përmendur preambulën e kësaj marrëveshje.
“Në preambulë të Marrëveshjes Bazike (të Bruskelit) të vitit 2023, që e ka negociuar Albin Kurti me Aleksandar Vuçiqin, dhe po përgjërohet ta nënshkruajë, përmban edhe formulim neutraliteti ndaj statusit të Kosovës (‘pa paragjykim’; angl. ëithout prejudice to the different vieës of the Parties on fundamental questions, including on status questions). Albin Kurti e ka bërë këtë lëshim dhe po do ta nënshkruajë. Në nenin 7 të kësaj Marrëveshjeje Kurti ka pranuar rregullime dhe garanci për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë:
Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, paska kërkuar në takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen, që Marrëveshja e vitit 2023 të zbatohet në plotni dhe të nënshkruhet.
Kjo është marrëveshja më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjë udhëheqës i Kosovës në procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë. Po ashtu, Albin Kurti herë e ka pranuar, herë ka thënë se nuk e pranon, Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin.
Në preambulë të Marrëveshjes Bazike (të Bruskelit) të vitit 2023, që e ka negociuar Albin Kurti me Aleksandar Vuçiqin, dhe po përgjërohet ta nënshkruajë, përmban edhe formulim neutraliteti ndaj statusit të Kosovës (‘pa paragjykim’; angl. without prejudice to the different views of the Parties on fundamental questions, including on status questions). Albin Kurti e ka bërë këtë lëshim dhe po do ta nënshkruajë.
Në nenin 7 të kësaj Marrëveshjeje Kurti ka pranuar rregullime dhe garanci për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë.
Ky formulim (‘vetëmenaxhim’, angl. self-management), me të cilin Kurti është përpjekë ta maskojë Asociacionin që e kishte kundërshtuar me dhunë dikur, paraqet më shumë sesa Asociacion, siç e dëshmon teksti i Draftit të statutit të BE-së për Asociacionin, që paraqet de facto autonomi politiko-territoriale për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në preambulë të këtij Drafti figuron rezoluta e OKB-së 1244.
Ndërkohë, në këtë kumtesë të Qeverisë për takimin me Sørensenin , Albin Kurti citohet të ketë folur për sukseset e Kosovës. S’e paska përmendur hiç sanksionet e BE-së, në fuqi tash e 20 muaj, për çka Kosova ka humbur qindra milionë euro për fajin e kësaj Qeverie. Dështimin e vet të madh s’e pranon Albin Kurti