Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, në fokus të këtij takimi ka qenë puna e komunave dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe nivelit lokal për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve.
Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu për Dukagjinin.
Ky është takimi i rrallë mes Kurtit dhe Hamzës, i cili vjen në një kohë kur vendi ndodhet në pritje të zhvillimeve të reja politike për krijimin e institucioneve.
Para vizitës te Hamza, Kurti kishte takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq