Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza nuk u diskutua për koalicionet dhe për problemet në nivel qendror.
Çitaku bëri të ditur se temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërkomunal.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ndër tjerash, Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë asnjë takimi, pasi tha se e respektojnë votuesin e oponentëve.
Takimi ka ardhur si kërkesë e zotit Kurti, drejtuar kryetarit të Mitrovicës, z. Bedri Hamza. Një takim i tillë, atëherë kur ka pasë funksion të plotë dhe kryetarëve të komunave do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët, dhe është i tërë takimi dhe e them me informata nga dora e parë, nuk është diskutuar as për koalicione as për probleme dhe sfida të mëdha që i kemi në nivel qendror. Ka pasur më shumë të bëj me bashkëpunimin ndërkomunal”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv
Nënkryetarja e PDK-së ndër tjerash tha se diskursi politik i tanishëm në Kosovë është “falë investimit të eksponentëve të LVV”.
“Është shumë e saktë, diskursi publik kosovarë është tej mase i ngarkuar me toksicitet, është jashtëzakonisht i polarizuar, dhe kundërshtarët politik nuk shihen si oponent në garë por si armiq që duhet shkatërruar e rrënuar e jo duhet mundur në zgjedhje. E ky diskurs ka ardhur në shprehje falë një investimi të madh dhe afatgjatë të eksponentëve të LVV. Një takim që do të duhej të ishte normal”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: