10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Takimi i Thaçit me ministrin Cook në shtatorin e 1999 në Londër – prova e mbrojtjes së tij (Video)

- Advertisement -

Publikimi i dosjes së mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi zbulon një sërë çështjesh, temash e datash ndërmjet viteve të luftës dhe pas, në përpjekje për të ofruar tabllo tjetër të situatës në Kosovës nga ajo e Prokurorisë Speciale.

Si argumente në favor të saj, mbrojtja ka ofruar listën e 34 takimeve ndërkomëbtare të ish-drejtorit politik të UÇK-së, z. Thaçi duke përfshirë edhe disa takime jashtë Kosovës, në shtatorin e 1999.

Gazeta 10 ka hulumtuar, dhe ka gjetur video-materialet e atyre takimeve të cilat janë publike, e ku duket Thaçi, në një rast duke vizituar në Londër, ministrin e jashtëm të asaj kohe, Robin Cook.

Në konferencën e përbashkët, Thaçi flet për zbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me transformimin dhe demilitarizimin e UCK-së. Ajo që bie në sy në videot e arkivës të AP është zyrtarja e tanishme e PDK-së, Vlora Çitaku, që ka shërbyer si përkthyese e Thaçit.

Ndërsa ministri Cook alarmon për gjetjen e një varri masiv në Kosovë, dhe se po bëhen hetimet e fundit nga forcat ndërkombëtare.

Në fillim të nëntorit, është publikuar dosja paraprake e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi në Speciale.

Në të, avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka zbardhur disa fakte interesante e ka sjellë në rikujtim disa ngjarje të shënuara, përfshirë masakra të forcave serbe ndaj shqiptarëve, takime, konferenca që sipas mbrojtjes janë lënë në hije e janë përshkruar “shkel e shko” nga Prokuroria në aktakuzën e saj.

Në një pjesë të dosjes, avokati Keohe ka përshkruar ndër të tjera në detaje takimet e udhëtimet e Thaçit për pesë muaj në periudhat nëntor 1998 dhe mars 1999. Një pjesë e emrave të personave me të cilët është takuar Thaçi janë redaktuar, teksa pjesa tjetër është lënë publike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit