Teksa Kryeministri Kurti po takohet për herë të tretë me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, nuk i kanë munguar përkrahjet morale nga analistët kosovarë. Madje, dy nga ta i kanë dërguar edhe zemra nga Kosova, shkruan Gazeta Insajderi.
Në rrjete sociale s’kanë munguar reagimet për gjestet dhe disponimin e dy liderëve.
Pa reaguar s’ka qëndruar as analisti politik, Gazim Raci, ish-këshilltari i Edita Tahirit, duke i dhënë përkrahje morale Kurtit.
“Qëndro i fortë vëlla”, ka shkruar Raci në gjuhën angleze.
Edhe një zemër i ka shkuar nga aktivisti Rron Gjinovci, i cili shpesh din t’i shpreh qëndrimet e tij pro pushtetit.
“Po i mirë ky Bin ”, ka shkruar Gjinovci.