9.2 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Takimi i shefit të CIA-s me Kurtin, mori pjesë edhe ambasadori amerikan e drejtori i AKI-së

- Advertisement -

Për rreth një orë, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nga takimi janë parë duke dalë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Takimi i tyre është mbikëqyrur nga forca të shumta të Policisë së Kosovës, e po ashtu edhe me dron.

Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.

Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit