11 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Takimi i Osmanit me partitë, Cakolli: Veç formalitet drejt zgjedhjeve të reja

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me takimin  e presidentes Vjosa Osmani me partitë politike, duke thënë se aty do të vendoset që as nuk ka shumicë në Kuvend.

Cakolli tha gjithashtu se ky takim është hapi i parë drejt formalizimit të shpërndarjes së Kuvendit dhe caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Rrjedhimisht përkundër përpjekjeve për ta paraqitur nevojën për një qeveri të unitetit për të kaluar Ligje të caktuara, unë besoj që tashmë ka pafundësisht më shumë gjasa që nesër të jetë hapi i parë drejt formalizimit të shpërndarjes së Kuvendit dhe caktimit të datës së re të zgjedhjeve, sesa që të kemi një qeveri e cila eventualisht mund të dakordohet në mes të forcave politike, qoftë ajo nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, apo të partive ish-opozitare”.

“Prandaj, realisht nuk është që kam shpresa që takimi i nesërm do të sjellë progres në kuptim të formimit të institucioneve, për shkak se palët janë të barrikaduara në qëndrimet e tyre, në anën tjetër partitë ish-opozitare tashmë ndodhen në periudha kohore ku formimi i një qeverie të drejtuar nga ta do të ishtë me jetëzgjatësi tejet të shkurtër”, u shpreh ai

Të ngjashme

Të fundit