10.7 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Takimi i Osmanit me liderët, Limaj: U diskutua që edhe presidenti të zgjidhet me vota të qytetarëve

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, partitë politike kanë diskutuar për mundësinë që zgjedhja e presidentit të bëhet me vota të qytetarëve.

Ai ka deklaruar se për këtë do të duhej të ndryshohej Kushtetuta e Kosovës.

“Interesant, atë ditë, sikurse ne, krejt shqiptarët, i ruajmë në një ditë krejt temat që t’i hapim, ishte një bashkëbisedim për mënyrën se si të zgjidhen krizave, dhe një nga ato ishte se ndoshta do të mendohet që të shkohet me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve edhe për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Limaj në Klan Kosova,

“Për shkak që të mos krijohen kriza, ju e dini se tashmë është vështirësuar procesi i zgjedhjes së presidentit, ishte një bashkëbisedim për situatat e krizave. Për të ardhur deri tek kjo, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta e Kosovës që të kërkohej 2/3 e votave. Më shumë ishte një bisedë e lirë mbi situatat e krizave që po na paraqiten. Prandaj na duhet lidership që di të ulet kur vendi ka nevojë për 2/3-tat, të dijë të ulet dhe të tejkalojë veten”, ka shtuar Limaj.

Të ngjashme

Të fundit