Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar ashpër ndaj takimit të kryeministrit, Albin Kurti me krerët e sigurisë, me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandatin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe me ministri e Financave, Hekuran Murati,
Haradinaj ka thënë se premtimet parazgjedhore të Kurtit për ushtrinë mbeten të parealizuara.
Sipas Haradinajt, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdojnë të kenë paga të ulëta prej 400 eurosh dhe pajisje joadekuate.
“Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve.
Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit.