-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Takimi i Gjuriq me Biden, analisti Ibrahimi: Strategjia e Qeverisë së Kosovës atraktive për patriotë të vonuar

- Advertisement -

Vizita ambasadorit serb, Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë, duket se do të nxisë debate të nxehta e shqetësime në opinionin e gjerë kosovar, shkruan Insajderi.

Takimin e Gjuriqit me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë, e ka cilësuar si “strategji të gabuar të Kosovës”, analisti Ilir Ibrahimi.

Sipas tij, “kjo strategji mund të duket atraktive për disa patriotë të vonuar, dhe mbase mund të sjell edhe disa grushta vota. Po kjo strategji nuk është në interes të vendit.’’

Ibrahimi po ashtu kujtoi edhe dekleraten e analisti Edward Joseph, që kishte thënë se, “vendimet e Qeverisë së Kosovës po shkojnë në favor të Serbisë.

Postimi i plotë:

Edward Joseph para disa ditësh deklaroi se vendimet e Qeverisë së Kosovës po shkojnë në favor të Serbisë.

Deklarimet e zyrtarëve amerikanë ndaj Serbisë kohëve të fundit gjithashtu kanë qenë pozitive ndërkohë që Kosova është qortuar se po e rrezikon perspektivën evropiane.

Sot pamë ambasadorin e Serbisë në zyrën ovale në takim me presidentin Biden.

Qartazi po shihet që strategjia e qeverisë së Kosovës është e gabuar.

Mbase kjo strategji mund të duket atraktive për disa patriotë të vonuar, dhe mbase mund të sjell edhe disa grushta vota. Po kjo strategji nuk është në interes të vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit