Analisti politik, Blerim Canajm ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.
Për takimet që kanë të bëjnë me këtë, ai tha se duhet të ftohen të gjitha partitë bashkë, jo një nga një .
“Kur flitet për një president konsensual, mendoj që duhet të ftohen të gjitha partitë së bashku, e jo një nga një, për shkak se kur ftohen një nga një, i bie që është pjesë e lojës dhe meqë partitë opozitare janë futur në lojën e tij dhe si duket nuk kanë tjetër zgjidhje, atëherë po duhet edhe këta të shkojnë dhe ta formalizojnë”, tha ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova
Canaj gjithashtu u shpreh se kryeministri Albin Kurti duket se nuk është i sigurt në votat e tij.
“Në anën tjetër po duket që edhe Kurti nuk është i sigurt për votat e tij, të partisë së tij, për shkak se po të ishte ndryshe, me siguri që nuk do të kërkonte domosdoshmërisht ato 85 votat në Parlament”, tha ai./






