![Takimet në Bruksel, Rama: Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë përparim Takimet në Bruksel, Rama: Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë përparim](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/ramaedi-1.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati ndaras me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Në një postim të bërë në Twitter, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, shkruan Rama.