8.5 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Takime brenda Qeverisë Kurti, ministri Maqedonci njofton për diskutime me Mimoza Kusarin

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton për takimin ndërministror me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

Maqedonci shkruan se ky takim “shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes”.

“Së bashku me ministren Kusari, diskutuam konceptin, strukturën dhe organizmat që do të transformojnë industrinë tonë të mbrojtjes”, shkruan Maqedonci.

Sipas tij, “ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”.

“Në ditët në vijim, grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, duke bërë hapin tjetër drejt fillimit të zhvillimit të industrise së mbrojtjes”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit