29.1 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani që dy ditë radhazi po pret në takim krerët e subjekteve politike.

Kësaj radhe ajo mirëpriti Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e partisë “Alternativa”.

E para e vendit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, derisa të mërkurën, ajo mbajti takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Të ngjashme

Të fundit