Home Ballina Takim i rrallë në Tiranë, tetë diplomatë amerikanë mblidhen për t’i diskutuar prioritetet në Ballkan

Takim i rrallë në Tiranë, tetë diplomatë amerikanë mblidhen për t’i diskutuar prioritetet në Ballkan

0
Takim i rrallë në Tiranë, tetë diplomatë amerikanë mblidhen për t’i diskutuar prioritetet në Ballkan

Diplomatë e ambasadorë me peshë në politikën amerikane, si asnjëherë më parë, janë mbledhur sot në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se në Tiranë, mes tetë diplomatëve, po qëndrojnë Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff  Hovenier, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill dhe të tjerë diplomatë të tjerë që shërbejnë në Ballkan.

Pritësja e këtij takimi, Kim ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka mirëpritur ambasadorët dhe dy diplomatët Rubin dhe Escobar, siç ka shkruar ajo, për t’i diskutuar dhe koordinuar prioritetet amerikane në Ballkan.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderuar ambasadoren Kim për pritjen.

“Ishte një mundësi e mrekullueshme që t’i diskutojmë prioritetet tona rajonale dhe globale, përfshirë invazionin e Rusisë në Ukrainë, mundësitë për energjinë si dhe fuqizimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Hovenier.

Në një intervistë nga Tirana për Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Evropiane Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike për marrëdhënie miqësore me.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version