Home Lajme Botë Tajani thotë se Ukraina do të hyjë në NATO dhe BE me të përfunduar lufta

Tajani thotë se Ukraina do të hyjë në NATO dhe BE me të përfunduar lufta

0
Tajani thotë se Ukraina do të hyjë në NATO dhe BE me të përfunduar lufta

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Por sipas tij në Aleancën Veri-Atlantike nuk mund të hyjë derisa është në luftë me Rusinë, raporton The Telegraph.

“Porosia për Rusinë është shumë e qartë: Ukraina do të anëtarësohet në BE dhe ne jemi duke punuar që ajo të bëhet edhe anëtare e NATO-s”, ka thënë Tajani në Mynih.

“Por neve na duhet të jemi të matur, sepse të pasurit të një anëtari në luftë me Rusinë, nënkupton luftë e tretë botërore”.

Exit mobile version