22.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Tajani: Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit

- Advertisement -

Për Italinë, ribashkimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet.

Kështu tha zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në margjina të Ministerialit të mbajtur në Taormina, Itali, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës, raporton “Italpress”.

“Takim është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi është një përparësi për Italinë. Pra, për vende të tilla si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova janë mesazhe që shkojnë në drejtim të një pranie të fortë evropiane. Ne duam të përshpejtojmë procesin e ribashkimit”, tha Tajani.

Të ngjashme

Të fundit