0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Taika Waititi fansi numër një i Rita Orës

- Advertisement -

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka performuar përpara ndeshjes së Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland.

Ylli i popit u shfaq e veshur plot stil, me një badi ngjyrë floriri, e cila mbante lidhur në bel një bisht të gjatë. këngëtarja i la flokët e saj kaçurrela të lëshuar, ndërsa zgjodhi një grim natyral.

Por ai që mori vëmendjen e të gjithëve , ishte bashkëshorti I saj , Taika Waititi.

47-vjeçari tregoi edhe një herë që është tifozi numër një I këngëtares duke i dhuruar edhe një puthje para shfaqjes partneres së tij, i cili më pas e shikonte atë me krenari nga prapaskena.

Rita ora elektrizoi skenën me këngën e saj hit, Let Me Love You teksa u shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.

 Kupa e Botës Rugby 2021 është edicioni i nëntë i garës së femrave, e cila  u shty  vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit