5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Tahiri: Zgjedhja e Macron konfirmon politikën franko-gjermane drejt Kosovës

- Advertisement -

Tahir Shabani, lobues i çështjes shqiptare, ambasador dhe lider për paqen botërore e president i institutit dhe miqësisë franko-shqiptare në Francë.

Lobuesi i çështjes shqiptare, ambasadori dhe lideri për paqen botërore e presidenti i institutit të miqësisë franko-shqiptare në Francë, Tahir Shabani, tha se zgjedhja e presidentin Emmanuel Macron në krye të Francës konfirmon edhe një herë politikën e përbashkët franko-gjermane drejt Kosovës dhe zgjerimit të BE-së.

Ai tha se ekonomia e BE-së është e domosdoshme të zgjerohet edhe me Ballkanin Perëndimor, por për këtë, sipas tij, Franca ka qenë një nga lobuesit e parë, teksa shtoi se për politikën e jashtme franceze është e rëndësishme edhe fakti se kush do të bëhet kryeministër i Francës.

“Sa i përket Kosovës, Franca ka qenë përballë Kosovës dhe nga të parat e ka njohur Kosovën dhe diplomacia franceze është në shërbim dhe po i mbështet çështjet bilaterale e mulitraterale e që po vazhdon akoma t’i mbështet”.

“Franca është duke luajtur një rol të shkëlqyeshëm në Ballkan e Kosovës. Në aspektin akademik, institucional, bashkëpunimin bilateral,                 në aspektin e ekonomisë, zhvillimit dhe të gjitha këto marrëveshje që janë realizuar me Francën mbeten të implementohen dhe diplomacia kosovare ta dyfishojë ritmin”, është shprehur Shabani në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ndërsa, sa i përket çështjes së sa kosovarë duan të emigrojnë në Francë, Shabani tha se numri që përflitet në media nuk përkon me realitetin.

“Numri që përflitet në aspektin mediatik, nganjëherë nuk qëndron tek realiteti. Ka qenë një periudhë, por tani s’është ai emigracioni që vrapon”, është shprehur ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit