3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Tahiri, VV-së: Kritikoni LDK-në për takim me gazetarë shqiptarë, por jo edhe Kurtin që takoi gazetarë serbë

- Advertisement -

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje kritikojnë LDK-në për takimin me gazetarët, por jo edhe Albin Kurti që mblodhi në takim gazetarët serbë.

Sipas tij, kjo është një standard i dyfishtë.

Ai në emisionin DPT te Fidani të T7, ka thënë se me gazetarët nuk kishte mobilizim, por konsultim e debat për gjendjen në të cilën gjendet Kosova.

S”Duam themi që dialogu i brendshëm i partive politike është i dobishëm për qëlllim për daljen nga kjo situatë. Kjo është një nga situatat më të rënda që i ka pas Kosova”, ka thënë ai.

“I përmenda për të tërhequr një paralele të standardeve të dyfishta, kur LDK-ja organizon takime me mediat – nuk ishte asnjë qëllim partiak, por shoqëror. Standardi i dytë nuk i kritikon kryeministrin që kishte mbushur sallën e Qeverisë së Kosovës me gazetarë serbë”, tha Tahiri.

Tahiri ka kritikuar Kurtin për qasjen në Veriun e Kosovës, që sipas tij po e reflekton edhe keqësimin e raporteve me bashkësinë ndërkombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit