5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Tahiri: VV për 12 vite s’kërkoi hetim parlamentar për energjinë, në Kuvend s’ka normalitet pa krijimin e këtij komisioni

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, me ngulm janë duke kundërshtuar krimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për Energjinë.

Tahiri gjithashtu theksoi se në Kuvend s’do të ketë normalitet, deri në arritjen e krijimit të këtij komisioni.

“Ju e shihni se çfarë vendosmërie ka tashmë pushteti i VV-së dhe Kurtit, që të refuzojë dhe parandalojë themelimin e një komisioni parlamentar, për shpenzimin e 125 milionë eurove në emër të importit, gjë që import nuk ka pas dhe po ashtu shtrenjtimin e energjisë elektrike në 100% në emër të importit dhe krizës së rajonit dhe Evropës, por që realisht Kosovën e ka prekur në masë jashtëzakonisht të vogël. A nuk është normale që të kërkohet të bëhet një hetim parlamentar  për muajin janar, shkurt, mars e prill, pra këta muaj që në emër të krizës energjetike janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë tejet i vogël.Në shkurt kemi importuar vetëm 2.47% energji elektrike, në mars vetëm 0.56%, në kohën kur është dyfishu çmimi dhe në prill vetëm 0.86%.”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Tutje deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se vetëm ishte dyfishuar çmimi i energjisë elektrike e në anën tjetër import nuk ka pasur dhe se gjithë konsumin e kemi mbuluar me prodhimin tonë vendor.

“Në masë të madhe nga hidrocentrali i KEK-ut, ai i Lumbardhit, dhe përmes erës apo solareve. Si PDK,si iniciues për krijimin e këtij komisioni nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të biem pre e atij provokim të paprecedentë të pushtetit, ku kërkon me e korrigju kërkesën tonë. S’është kërkuar asnjëherë nga pushteti që opozita të ndryshojë kërkesën e tyre, ne kërkojmë hetim parlamentar dhe kjo ka me qenë e pashmangshme. S’la me pas zhvillim parlamentar pa e mundësu këtë krijim të Komisioni Hetimor Parlamentar. Në emër të importit që nuk ka ndodhur është dyfishuar çmimi. Pra këto janë të patejkalueshme, këto duhet të hetohen, sepse tashmë edhe nga ky refuzim kaq i madh i VV-së për të lejuar lejimin e kësaj, duket qartë se kanë diçka për të fshehur. Ne po e ndjekim fenomenin, pra këtu tashmë shihet qartë se ka njerëz që kanë bërë vepër penale e duhet të ballafaqohen me prokurorin e shtetit. Pra e shihni instistimin e Albin Kurtit, ZRRE-në se me çfarë ngulmi insiston që të mos respektohet  vendimi i Gjykatës për pezullimin e shtrenjtimit të rrymës. Ka një angazhim jashtëzakonisht të madh  të VV-së dhe Kurtit që ky vendim të mos ndodhë, pra të mos respektohet vendimi i gjykatës. Deri më herët VV për më shumë se 12 vite ishte në opozitë, a ju kujtohet ndonjëherë për këto vite a ka kërkuar ndonjë komision parlamentar për çështjen e energjisë elektrike. Asnjëherë, për më shumë se 12 vite.”,shtoi Tahiri.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje asnjëherë s’kishte kërkuar krijimin e një komisioni të tillë parlamentar.

“Asnjëherë s’ka kërkuar VV krijimin e një komisioni të tillë parlamentar. A e shihni tendencën e tyre e cila është për të bllokuar komisionin. Për qytetarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa zbardhja e  shpenzimeve të këtyre parave. Për ta ditur se pse janë detyruar qytetarët të paguajnë tarifa të dyfishta.”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit