Home Lajme Tahiri: VV e kishte propagandë krijimin e Byrosë

Tahiri: VV e kishte propagandë krijimin e Byrosë

0
Tahiri: VV e kishte propagandë krijimin e Byrosë

Kandidati i Lidhjes Demokratike për deputet, Xhafer Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka pasur interesim ta themelojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se kjo ka qenë vetëm propagandë.

Tahiri në Tëvë1 ka thënë se po të  themelohej kjo byro, i pari që do duhet të ftohej është ish- kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasiqi e ministra tjerë të kësaj qeverie.

“Kjo qeveri nuk ka pas interesim të bëjë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, andaj nuk i ka respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës, sepse po të bëhej, i pari që do duhet të jepte përgjegjësi do të ishte Nagim Krasniqi, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore, i treti shoku i kryeministrit që ka qenë ndërmjetësues për rezervat shtetërore… E kanë pas propagandë, sepse nuk kanë pas interes për ta bërë”, ka thënë Tahiri.

Ai është shprehur se “shyqyr Zotit që s’është bërë me atë si e ka menduar kjo qeveri”.

“Besimi i tillë se ti mundesh me themelua një institucion d me shku me ja bë me gisht edhe me targetuar politikisht vetëm pse nuk është me ty, është qasje e gabuar”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se LDK nuk ka qenë asnjë herë kundër siç është shprehur hetimit të hajnisë.

“LDK nuk e ka penguar dhe ka qenë gjithmonë për hetimin e korrupsionit. Hajnisë kemi i thanë hajni gjithmonë, edhe kur ministri ia jep vëllait e dajës së deputetes 100 mijë euro edhe më herët kur u bë 53 milionëshi po edhe në  të ardhmen kur te bahet, po edhe në KEK, kur drejtori të zihet duke vjedhë kryeministri duhet mi thanë hajni”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version