Besnik Tahiri nga AAK-ja ka shprehur pritshmëritë e tij për rezultatet e ardhshme zgjedhore, duke parashikuar një performancë të dobët për Vetëvendosjen.
Ai tha se qytetarët janë të zhgënjyer dhe se opozita ka mundësi të shfrytëzojë situatën për të rritur mbështetjen e saj.
“Unë pres një rezultat të dobët të VV-së. Pres me u befasu ata shumë, nga një ngritje e tre partive opozitare, dhe pres një dalje të madhe. Shumë njerëz më thonë se nuk do të dalin, sepse janë të dëshpëruar,” tha Tahiri në Click në RTV21.
Ai tutje ka shtuar se ”Ne i kemi votat tona qysh me ia dhënë VV-se, ne do të punojmë, pres nje rezultat i pres mi 61 vota te opozta”.






