24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Tahiri: Viti 2024 është vit zgjedhor

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,  ka folur  për zgjedhjet.

Sipas tij viti 2024 edhe ashtu është vit zgjedhor, sepse në mars është votuar kjo qeveri dhe në këtë muaj hyn në vitin e katërt të mandatit dhe sipas tij në çfarëdo situate jemi në vit të zgjedhjeve.

“Kurti e kalkulon procesin zgjedhor. Ky njeri i ka pasur dy kauza politike; Vetëvendosje dhe Jo Negociata. Të dyja këto i ka shkelur”, ka thënë ai për RTK-në.

Ai ka theksuar, tutje, se secila parti duhet të reflektojë mbi gabimet e veta.

Duke folur për ndonjë sulm të mundshëm sikurse ai i 24 shtatorit në Banjskë, Tahiri tha se nuk presin sulm masiv, por si subjekt politik janë të vetëdijshëm se me çfarë armiku përballet Kosova.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për armikun që e kemi. Jemi shumë fatkeq si komb që kemi të bëjmë me një armik që është shumë perfid. Rasti i 24 shtatorit tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Vuçiqit dhe qeverisë së tij në sulm. Sa i përket sulmeve unë personalisht nuk pres. Kosova e ka një garancion për mbrojtje të kufirit, e ai garancion është edhe me rezolutë të Kombeve të Bashkuara, mirëpo edhe me prezencë të trupave të KFOR-it”, ka nënvizuar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit