Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosovës është te veriu, për pasuritë dhe dy arsye që i japin peshë specifike në marrëdhënie ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se atë mund ta mbrojmë vetëm duke ruajtur aleancën me Amerikën.
“Fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosoves eshte te veriu per pasurite qe boterisht dihen por jane dhe dy arsye qe i japin peshe specifike ne marredhenie nderkombetare! Prandaj mund ta mbrojme kete vlere te shtetit tone vetem duke ruajtur Aleancen me Ameriken”, ka shkruar Tahiri.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6717138858318571&id=100000675716850&mibextid=Nif5oz