Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Llaban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.
Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën u zgjodhën:
- Guvernatori i Bankës Qendrore;
- Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);
- Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);
- Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.
“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve,” ka theksuar Tahiri.
Ai shtoi se kur “Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.