8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tahiri thotë se Kurti po prezanton projekte infrastrukturore të nisura nga Qeveria Haradinaj

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti po prezanton projekte të cilat kanë filluar në Qeverinë Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka reaguar pasi kryeministri Kurti përuroi të shtunën dy tunele dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Teksa ka theksuar se “mashtrimi i ka këmbët e shkurtra”.

“Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar, Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqesore. Ai, për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot, të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri, Pal Lekaj. Është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini. Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë”, ka shkruar ai.

“FAKTET: Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nëpër Gjykata. Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfalt në autostradë. Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj. Gjumë të ëmbël Kosovë!”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit