Tahiri kritikoi kryeministrin, Kurti duke thënë se kreu i Qeverisë ka deklaruar se nuk bisedon me Serbinë e as me Vuçiqin.
Derisa, ish-kryenegociatorja tha se Kurti po flet me Radoiçiqin që ishte në ballë të sulmit në Banjskë, me të cilën ata provuan t’a kërcënojnë veriun e Kosovës.
Tutje, ajo thotë se e mbështet plotësisht rezolutën që PDK-ja e ka paraqit “që prokuroria të merr masa” ndaj Kusarit-Lila.
“Situatë shumë e rëndë në Kosovë, në këto ngjarjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë. Është turp kombëtar, një kërcënim që Kurti e ka pas plotë gojën kombëtarin, madje gjithmonë ka thënë që nuk bisedon me Serbinë e as me Vuçiqin e le më. Ai po flet me Radoiçiqin që ishte në ballë të sulmit të Banjskës, me të cilën provuan t`a kërcënojnë veriun e Kosovës. Unë mbështes plotësisht rezolutën që e ka paraqit PDK-ja qe prokuroria të merr masa, të veprojë sepse është cenuar siguria nacionale e shtetit të Kosovës”, deklaroi Tahiri.
Derisa, ish-kryenegociatorja tha se politikat e Kurtit dhe Vuçiqit po dështojnë si në politikat e brendshme dhe të jashtme.
“Si Kurti, si Vuçiqi duke qenë se në politikat e tyre po dështojnë, qoftë në politikat e brendshme po edhe të jashtme ata e kanë gjetur shpëtimin tek ky term lufta hibride, kjo po iu shërben një kartë për t’a shmangur vëmendjen nga dështimet strategjike kombëtare të Kurtit në shtetin e Kosovës”, tha ajo.
E pyetur për vizitën e Kasanof në Kosovë, ajo theksoi se Kasanof ka rëndësinë e dyfishtë, ku sipas saj, ai ka treguar që Kosovës u janë hequr sanksionet.
Ndryshe, Tahiri thotë se vazhdimisht ka kërkuar përgjigje, pse Kurti nuk i bëri shpjegim popullit të Kosovës për sulmin në Banjskë.
Sipas Tahirit, ndëshkimin duhet t’a merrte Serbia, pasi ka bërë agresion në Kosovë e jo Kosova.
Në fund, ish-kryenegociatorja deklaroi se Kurti ka gabuar diçka në atë proces të sulmit në Banjskë dhe u ndëshkua.
“Vizita e Kasanof e ka rëndësinë e dyfishtë e para kjo vizitë tregoi që definitivisht u hoqën sanksionet ndaj Kosovës, në diplomaci dhe politikë nënkupton që Amerika praktikisht hapi rrugën, rikthimin e bashkëpunimit me Kosovën, pavarësisht me Qeverinë nuk i kanë punët mirë, por kjo është një tregues është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e Kosovës. Te sanksionet unë vazhdimisht po kërkoi dhe e kam kërkuar pse Kurti kurrë nuk i bëri shpjegim popullit të Kosovës prej të cilit i ka marrë votat madje 50%, pse nuk ia shpjegoi se edhe u sulmuam në Banjskë, kush u ndëshkua Kosova, Serbia nuk u ndëshkua. Diçka gaboi Kurti në atë proces të sulmit në Banjskë dhe u ndëshkua. Ndëshkimin u deshtë t`a merr Serbia, sepse Serbia bëri agresion në Kosovë. Njohjet që i kemi sjellë ne mbi 110 kanë ardhur edhe falë bashkëpunimit me amerikanët, një vit amerikanët më nuk kanë mbështetë Kosovën në diplomaci kanë thënë haptas as në politikat euroatlantike, pastaj vijnë BE na ndëshkoi, ishim gati të bëhemi anëtarë të KiE, Kurti dështoi”, deklaroi Tahiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/