Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar njësitet policore te Kroi i Vitakut.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’ia japë policisë shtesat e rrezikshmërisë.
“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kurti në Facebook ka shkruar se gjatë kësaj vizite i ka shërbyer policët me bakllavë e ëmbëlsira për festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe një video nga kjo vizitë.