8.8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Tahiri thotë se ishte befasuar nga deklarata e Limajt: Ne u bashkuam kundër keqqeverisjes së Kurtit

- Advertisement -

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se ishte befasuar nga deklarata e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve.

Tahiri në T7 ka thënë se në fillim ka qenë kundër koalicionit me NISMA-n, por thotë se më pas e menduan bashkimin si një front kundër keqqeverisjes së Kurtit për katër vite.

“Befasia ime kanë qenë disa deklarata të kryetarit Limaj pas zgjedhjeve. Ne jemi bashkuar me një qëllim. Fillimisht Bilallit i kam treguar, që një kohë kam qenë kundër me u bo me NISMA-n, por më pas e kam mendu që duhet me u bo front për me i dalë në ballë kësaj Qeverie, sepse kjo Qeveri e ka pru Kosovën në gjendjen më të keqe të mundshme.” – ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se, Limaj kishte qenë lideri i parë politik që pas zgjedhjeve kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit