Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri po vazhdon takimet me qytetarë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se Mitrovicën do ta ndërtojnë duke e dëgjuar njëri-tjetrin dhe siç u shpreh, duke punuar bashkë.
“Në çdo lagje, në çdo shtëpi, me çdo banor të Mitrovicës. Mitrovicën do ta ndërtojmë duke e dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke punuar së bashku për qytetin tonë”, ka shkruar tutje Tahiri.