Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ndryshojë vendimi për barnatoret që punojnë në numër të kufizuar të dielën në kryeqytet.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky është vendim skandaloz dhe se duhet të revokohet.
“Kjo është hera e dytë që e adresoj të njëjtin problem, i cili është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve”.
“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet”, ka thënë Tahiri.