Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se vendi është në rrezik faj i papërgjegjeisë së liderve institucionalë.
Duke përmendur zhvillimet e rëndësshme që po ndodhin nëpër botë, ai ka thënë se krerët institucionalë po tregojnë nivel të lartë të papërgjegjesisë.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se qasje e tyre është e gabueshme.
“Unë jam i tmerruar prej nivelit të përgjegjësisë të njerëzve që janë në udhëheqje. Jam i tmerruar, unë po e shoh që vendi është në rrezik, unë po e shoh që ekonomia është buzë kolapsit, unë po e shoh armiqësinë që Kina dhe Rusia t’u çu armatim në Serbi, unë po e shoh që miqtë tanë, amerikanë e anglezë, janë të fokusuar në punë të tjera”, ka thënë ai.






