18 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës

- Advertisement -

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se për vendin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e sigurt dhe e ndritshme.

Ky reagim i tij vjen pas njoftimit të ambasadës amerikane në Kosovë për pezullimin e pa afat të dialogut strategjik.

Ndër të tjera, Tahiri thotë se raporti Kosovë-ShBA është i bazuar në sakrificë, histori, besim të ndërsjellë dhe lidhje gjaku.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie bilaterale apo partneritet strategjik, por është lidhje gjaku.  Pse, sepse në vitin 1999, Amerika ndali gjakderdhjen, spastrimin etnik dhe solli lirinë, dhe se kjo e vërtetë është e skalitur në identitetin tonë shtetëror. Tash, kur po shfaqen tendenca për ta relativizuar këtë lidhje dhe për ta reduktuar vetëm në kontekste politike të momentit, duhet të kujtojmë se raporti ynë me SHBA nuk është i bazuar në eksperimente e kalkulime, por në sakrificë, histori, besim të ndërsjellë dhe lidhje gjaku”.

“Tash çka, për mendimin tim:1. ky është moment për reflektim të thellë, nga këta që na sollën Kosovën në këtë ditë. VV duhet ta pyesin vetën, ku e sollëm vendin dhe kah po shkojmë si shtet? 2. E ne të tjerët që mendojnë ndryshe duhet t’ja themi popullit me ma guxim që Kosova e pavarur, demokratike e multi-etnike është projekt i përjetshëm prej të cilit përfiton më së shumti kombi shqiptar. Për mua, çdo mjegullnajë që tenton ta dobësojë këtë lidhje dhe kushdo që sadopak dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën bën tradhti të rëndë pasi që këtë marrëdhënie e ka bekuar edhe Zoti”.

“Shkurt e shqip, SHBA është e shkuara, e tashmja dhe ardhmja e sigurt dhe e ndritshme e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit