11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tahiri: Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në seancën e nesërme të Kuvendit në të cilën do të jetë interpelanca e ministrit Hekuran Murati, do t’i parashtrojë dy çështje të rëndësishme.

Tahiri në “Facebook” ka shkruar se interpelanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë.

Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës, do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – interpelanca e ministrit, Hekuran Murati, të cilin e kemi ftuar që të reflektojë në dy rreziqe të mëdha ekonomike që i ka Kosova me këtë qeveri: E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritët koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civil. E kam një porosi për qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën. Ne do të prezantojmë qëndrimet tona, kalkulimet tona, mbi të gjitha sugjerimet tona për ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim”, ka shkruar Tahiri.

https://m.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10159141872286611?ref=embed_post&wtsid=rdr_0cpAc5yMUoRr5M2z1

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit