Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka shpalosur detaje për programin e partisë së tij.
Tahiri tha se PDK do t’i rrisë pagat për 50% në muajt e parë të qeverisjes si dhe nuk do të ketë pension nën 250 euro.
“Që në muajt e parë të qeverisjes së z.Hamza, ngritja e pagave duhet bëhet përmes ligjit të pagave që do procesohet brenda gjashtë muajve të parë, do të rriten pagat 50%…Do të rriten pensionet dhe s’do të ketë pension nën 250 euro. Largimi i TVSH-së te energjia elektrike dhe produktet bazë”, shpjegoi Tahiri synimet e PDK-së në qeverisje.
Video:






